Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Kavaja ngrihet në protestë, paralajmërohet kandidati fitues i PS-së (Ja kur mbahet tubimi)

Pas përplasjeve të ndodhura përgjatë këtyre ditëve në Devoll për shkak të rrotacionit të drejtimit të pushtetit (ku kandidatët fitues të të mjatës kërkojnë fillimin e punës ndërsa ato bashkitë që drejtohen nga përfaqësuesit opozitar, kanë deklaruar se nuk do të pranojnë ‘pushtimin’ e bashkive nga të zgjedhurit e paligjshmë), Kavaja pritet të jetë një ‘vatër’ e re përplasjesh ditën e nesërme.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, dega e Partisë Demokratike në këtë qytet ka deklaruar se ditën e nesërme në orën 09:30 të paradites, do të protestohyet dhe bllokohet “procesi ilegjitim I farsës së votimeve të 30 Qershorit”.

“Të gjithë së bashku në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës t’i themi ndal instalimit të diktaturës në vendin tonë”, shkruhet ndër të tjera në këtë reagim të PD-së Kavajë.

Reagimi i plotë:

ASNJE HAP PAS!

Te nderuar qytetar dhe qytetare te Kavajes!
Diten e neserme ne oren 09:30 ju ftojme te gjitheve perballe Bashkise se qytetit te protestojme dhe te bllokojme proçesin ilegiitim te farses se votimeve te 30 Qershorit!
Te gjithe se bashku ne zbatim te dekretit te Presidentit te Republikes ti themi ndal instalimit te diktatures ne vendin tone.
BASHKIA ESHTE E QYTETAREVE🇦🇱🇺🇸🇪🇺

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *