Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Plas në Devoll, Forcat Speciale rrethojnë Bashkinë, kryetari zë zyrën që pa gdhirë (Video)

Vijon të jetë e tensionuar situata në Bashkinë e Devollit, ku dy persona pretendojnë se janë kryebashkiakë të ligjshëm.

Mëngjesin e sotëm prej orës 6 e 30 ka mbërritur në institucionin e Bashkisë Eduard Duro, fituesi i zgjedhjeve të 30 Qershorit nën siglën e PS-së, i rrethuar nga një numër shumë i madh i forcave të rendit.

Nga ana tjetër jashtë godinës së bashkisë ka mbetur kryetari aktual Bledion Nallbati, i cili pretendon se institucioni është pushtuar në mënyrë të paligjshme, dhe me mbështetjen e forcave të rendit.

Nallbati ka qenë i shoqëruar nga administrate e bashkisë, por nuk është lejuar që të futet në ambientet e brendshme të institucionit.

“Bashkia u dhunua në prezencë të deputeteve dhe prefektit të Korcës. Brenda bashkisë ka forca speciale. Unë jam kryetari i ligjshëm i bashkisë, i zgjedhur nga 59 përqind e qytetarëve. Do jem këtu cdo ditë, 24 orë në ditë. Do të vazhdoj tju shërbej qytetarëve. Bashkia është pushtuar. Nuk di cka ndodhur me dokumentacionin që ndodhet në zyra. Administrata nuk mund te hyje ne bashki dhe te nise punen nën terrorin e policis”, është shprehur Nallbati për mediat.


 

 

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *