Angjelina Gjoka është 63 vjeçarja që u gjet e dekompozuar ditën e sotme në zonën e Lezhës, pasi ishte shpallur e humbur në muajin shkurt.
Trupi i saj u gjet i dekompozuar në vendin e quajtur “Mali i Tyrbes”, në Lezhë. Ajo ishte e shpallur e humbur në datë 25 shkurt të këtij viti.
Njoftimi:
Lezhë
Më datë 18.03.2021, në vendin e quajtur “Mali i Tyrbes”, Lezhë, është gjetur një kufomë e dekompozuar, e parregullt nga ana strukturore.
Nga verifikimet e kryera nga ana e Policisë ka rezultuar se trupi i përket shtetases A. Gj., 63 vjeçe, banuese në Lezhë.
Kjo shtetase ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.02.2021, bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Gj. ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, për largimin e saj nga banesa.
Shërbimet e Policisë Lezhë, pas marrjes së kallëzimit, kanë vijuar në mënyrë të pandërprerë kërkimet për gjetjen e saj.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes.
(E.H/Faxweb.al)