Një kufomë e dekompozuar është zbuluar mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës, konkretisht në vendin e quajtur “Mali i tyrbës”.
Kufoma e parregullt nga ana strukturore i përket një shtetase me inicialet A.Gj, 63 vjecce, e cila ishte raportuar e humbur në datë 25 shkurt, 2021.
Kjo shtetase ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.02.2021, bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Gj. ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, për largimin e saj nga banesa.
Njoftimi:
Lezhë
Më datë 18.03.2021, në vendin e quajtur “Mali i Tyrbes”, Lezhë, është gjetur një kufomë e dekompozuar, e parregullt nga ana strukturore.
Nga verifikimet e kryera nga ana e Policisë ka rezultuar se trupi i përket shtetases A. Gj., 63 vjeçe, banuese në Lezhë.
Kjo shtetase ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.02.2021, bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Gj. ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, për largimin e saj nga banesa.
Shërbimet e Policisë Lezhë, pas marrjes së kallëzimit, kanë vijuar në mënyrë të pandërprerë kërkimet për gjetjen e saj.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes.
(E.H/Faxweb.al)