AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

EMRI/ Kush është burri i 30-vjeçares nga Kavaja i dënuar në Gjermani, u akuzua tek Berisha si vrasës (Pjesë e bandës së ish-kryebashkiakut)

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e sotme në qytetin e Kavajës, ku një person u vra dhe një tjetër u plagos në banesën e 30-vjeçares Marsida Qatja.

Dritanm Haxholli, viktima

Marsida Qatja mama e tre fëmijëve, ishte e martuar me një person që ndodhet në burg në Gjermani. Por ndërkohë kishte krijuar një lidhje me Dritan Hoxhollin, 41 vjeçarin i cili mbeti i vrarë në shtëpinë e 30-vjeçares, nga polici Bledar Toçi, që mbeti i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia, Bledar Toçi, i plagosur

Ndërkohë është mësuar edhe emri i personit, me të cilin 30-vjeçarja ishte e martuar dhe është shtetasi Indrit Hyseni.

Ai ndodhet në burg në Gjermani dhe akuzohet për trafikim të lëndëve narkotitke. Emri i tij është përmendur më parë dhe në denoncimet e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili shkruante se në bandën, ish-kryebashkiakut Elvis Rroshit në Kavajë, ishte edhe Hyseni, i cili kishte vrarë njeriun që rrahu Emiljano Shullazin.

Dritan Haxholli, Marsida Qatja dhe Bledar Toçi

Në denoncimin e publikuar nga ish-kryeministri Berisha, mesazhi i të cilit daton në 2015, mes emrave të tjerë të përmendur është edhe Indrit Hyseni, i cili sapo kishte dalë nga burgu më 2015, ku ishte dënuar me 16 vite burg për vrasje.

“A e dini se ne Kavaje policia eshte e tulatur dhe inegzistente pasi shefi komisariatit qendron cdo dite me banden e Elvis Rroshit, Indrit Hyseni i sapo dale nga burgu i denuar per vrasje 16 vet, Artan MUça i denuar 18 vjet per vrasje ne iTali, Emiljano Leka i denuarar per Vrasje si edhe Roland Xhihani i arrestuar dje per perdhunim te nje vajze nen kercenimin e ames te cilet levizim me makinat e marr me qera nga Elvis Rroshi e banda e tij me logon e ps, keta jane persona qe qellojne me arme ne qytet e ne rrethina shkojn ee i bejne prsion simpatizanteve te pd se di ti vrasin, a e dini qe policia nuk i kontrollon asnjeher mjetet e tyre pasi jane nen urdherat e Elvis Rroshit dhe Arberesh Vokshit qe eshte shef komisariati hajdut e rrugaç”, shkruante Berisha më 2015.

Marsida Qatja

DENONCIMI I PLOTE I SALI BERISHES
Qytetaret denoncojne me guxim shefin e komisariatit te Kavajes dhe mikun e Rames, Ervis/ Elvis Rroshin dhe banden e tij, qeveria hesht!

Te dashur miq, ne territorin e komisariatit te Kavajes kane ndodhur disa nga krimet me te shemtuara gjate ketyre dy viteve. Ne kete territor u ekzekutua, thuhet nga kriminele me uniforme, i burgosuri perjete Asrit Gjepali pasi ai kishte rrahur ne burg Shullazin e Sajmir Tahirit.

Ne ate territor mediat transmetuan keqtrajtimin shtazor te nje qytetari nga “çunat e krimit” te Tahirit. Po keshtu gjate zgjedhjeve, funksionoi gjate gjithe fushates, si fallange terrori, nje bande vrasesish e drejtuar nga Rroshi. Ketu me poshte keni disa mesazhe per drejtuesin e komisariatit nga nje qytetar i Kavajes, te cilat sipas tij jua ka nisur edhe qeveritarve te sotem, natyrisht pa sukses! sb

DENONCIMET NE: shcba@punetebrendshme.gov.al
–Para disa ditesh ne qytetaret e Rrogozhines duke besuar tek drejtesia, policia dhe qeveria jone jemi ankuar ne portalin Komisariati Dixhital te cilin Ministri i Brendshem po e reklamon kaq shume, per nje rast teper te rende te vjedhjes e zhvatjes, demit ekologjik si dhe demit te Ures se Trenit ne Rrogozhine e cila po rrezikon te shembet pasi shtetasi Edmond Hysi apo Mondi i Rikes sic njihet ky biznesmen i falimentuar i cili ka nje pike inertesh tek ura e Shkumbinit ne Rrogozhine prej dy javesh merr zhavorr ne menyre te kundraligjshme tek kembet e ures gjate nates, duke pare demin e madh qe kishte shkaktuar dhe rrezikonte te shembte uren e trenit me vlere te pallogaritshme jemi ankuar ne portalin e komisariatit dixhital por a e dini se cfare ndodhi, jo naten qe nuk ka ardhur me skrepi dhe kamionet qe te nxirrnin zhavorr por pronari i tyre Edmond Hysi eshte njoftuar menjehere ne telefon nga shefi i Komisariatit te Kavajes i cili me numrin e tij privat e ka marre kete shtetas e telefon dhe e ka njoftuar se ai duhej te hiqte mjetet e tija per disa dite nga lumi se dikush ishte ankuar per te por Edmondi e ka kundershtuar duke i thene se ai e kishte paguar sipas pazarit qe kishin bere me pare dhe sa leke i kishte kerkuar shefi ai ja kishte dhene po tani sipas Edmond Hysit shefit i eshte shtuar uria dhe e ka larguar. por ky shef komisariati hajdut e ka njoftuar se gjate nates e diteve ne vazhdim aty do te vinin punonjes policie per te ruajtur lumin e per ti bere foto se gjoja informacioni kishte qene i rreme e pasi ti kthehej pergjigje Edmondi duhej te fillonte perseri te mirrte zhavorr.

Ja pra keta jane drejtuesit e policise qe na keni sjelle ju ne Kavaje ku shefi komisariatit me shoferin qe eshte sekseri i tie punojne cdo dite per te vjedhur per veten e tij e per te zbatuar ligjin,

Para disa kohesh ai i ka dhene makinen e policise me targa Policia 0152 sekserit te tij shefit te krimeve te renda ASldi Mema per ta riparuar dhe ata kane nderruar mjetin me mjet tjetr e kane lyer dhe i akne vendosur targat e policise dhe kete mjet e perdorin si privat vetem per te vene gjoba e per te bere shantazh .

Pa folur ketu se pas ores 12.00 te drekes e deri ne darke ky shef komisariati qendron duke pire alkol dhe i dehur ne kohen qe bandat kriminale te nje kandidati per kryetar bashkie levizin me arme ne makinat e tyre, qellojne me arme ne qytet si edhe kercenojne zgjedhesit dhe erdhunojne femra.

Z Berisha ky informacion e shume te tjera per abuzimet ne komisariatin e policise Kavaje i jane derguar te gjitheve.

a e dini se ne Kavaje policia eshte e tulatur dhe inegzistente pasi shefi komisariatit qendron cdo dite me banden e Elvis Rroshit, Indrit Hyseni i sapo dale nga burgu i denuar per vrasje 16 vet, Artan MUça i denuar 18 vjet per vrasje ne iTali, Emiljano Leka i denuar per Vrasje si edhe Roland Xhihani i arrestuar dje per perdhunim te nje vajze nen kercenimin e ames te cilet levizim me makinat e marr me qera nga Elvis Rroshi e banda e tij me logon e ps, keta jane persona qe qellojne me arme ne qytet e ne rrethina shkojn ee i bejne prsion simpatizanteve te pd se di ti vrasin, a e dini qe policia nuk i kontrollon asnjeher mjetet e tyre pasi jane nen urdherat e Elvis Rroshit dhe Arberesh Vokshit qe eshte shef komisariati hajdut e rrugac.

Informacion i derguar shkb, ministrise se brendshme, policise se shtetit, kryeministrise, dhe qe nuk kane marre masa edhe pse per shefin e komisraiatit te kavajes shkb kishte filluar procedim penal per shperdorim detyre dhe e ka pushuar pas nderhyrjes se partise.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *