Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Detaje të reja/ Shefi i sigurisë së burgjeve nip i ish-deputetit socialist, Marsida Qatja nën hetim për mashtrim

Nuk kanë fund detajet e ngjarjes së rëndë në Kavajë ku një person humbi jetën, dhe mbeti i plagosur shefi i sigurisë në burgun e Durrësit.

Faxweb.al mëson se Bledar Toçi është nipi i ish-deputetit socialist Fatmir Toçi, ndërkohë që shtetasja Marsida Qatja ka qenë dhe më herët nën hetim nga ana e prokurorisë së Kavajës.

Shkak për këtë është bërë fakti se Qatja dhe e motra kishin një agjensi turistike, nga e cila shisnin bileta fiktive.

Po ashtu mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të tre fëmijëve të mitur të Qatjas, ndërsa në banesë ndodheshin dhe tre persona të tjerë, që nuk dihet ende se çfarë roli kanë pasur në vrasje.

Policia e Shtetit nga ana tjetër ka arrestuar shefin e sigurisë së  Burgut të Durrësit Bledar Toçi dhe vëllanë e tij, vrasjes me armë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kavajë.

Së bashku me Bledar Toçin është  arrestuar dhe vëllai i tij pasi në banesë i janë gjetur 7 doza kokainë, ç’ka rëndon edhe më shumë pozitat e tyre.

Faxweb.al raporton se viktima Dritan Haxholli kishte dy emra, pasi njihej ndryshe dhe si Tan Peza, dhe kishte pasur probleme të mëparshme me ligjin, edhe në shtetin grek.

Bledar Toçi mësohet se ka shkuar në banesë pasi shtetasja Marsida Qatja i ka kërkuar ndihmë, pasi Haxholli e përndiqte vazhdimisht, pasi ajo kishte vendosur që ti jepte fund marrëdhënies me të.

Si ndodhi ngjarja:

1 i vdekur dhe një i plagosur ishte bilanci i një sherri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë, në banesën e një të reje me inicialet M.Q. Mësohet se e reja ka pasur një marrëdhënie me viktimën Dritan Haxholli, shkëputjen e të cilës nuk e kishte pritur aspak mirë ky i fundit që më pas kërcënonte dhe e përndiqte shtetasem M.Q.

“Do të ta nxij jetën”, ky ka qenë një nga mesazhet më të shpeshta të Haxhollit, i cili njihej si person problematik, dhe kishte bërë burg edhe në shtetin grek.

Kjo situatë kërcënimesh është përsëritur dhe mbrëmë, para mesnate ku e reja është detyruar që ta thërresë në banesë Haxhollin me pretendimin për t’u sqaruar, dhe nga ana tjetër kishte kërkuar ndihmën e efektivit të policisë Bledar Toçi, i cili kishte mbërritur në shtëpinë e saj së bashku me armën e shërbimit. Fillimisht u raportua se M.Q dhe Toçi kishin një raport mes tyre, po kjo mbetet ende e pakonfirmuar.

Haxholli dhe Toçi kanë qenë të dy të pajisur me armë, dhe kjo ka bërë që sherri mes të degjenerojë në përdorimin e tyre, ku i pari mbeti i vdekur në vend, ndërsa punonjësi i policisë u transportua në spitalin e Traumës, ku tashmë raportohet që të ketë kaluar rrezikun për jetën.

Shtetasja M.Q ndërkohë është marrë në pyetje nga ana e policisë, për të dhënë dëshminë e saj mbi ngjarjen e rëndë. Nga ana tjetër Toçi është vënë nën mbikqyrjen e policisë në spitalin e Traumës dhe pritet që t’i komunikohet masa e arrestit.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *