Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

U ndalua mbrëmë me 40 mijë paund të padeklaruara në “Porsche”, zbardhet identiteti i 35-vjeçarit në Elbasan (DETAJET)

Mbrëmjen e kaluar Faxweb.al transmetoi një ngjarje e cila kishte të bënte me një të ri që është ndaluar në qytetin e Elbasanit që qarkullonte me një makinë tip “Porsche”, në të cilën mbante rreth 30 mijë paund të padeklaruara.

Nqë lidhje me këtë ngjarje kanë reaguar blutë e Elbasanit të cilët bëjnë me dije se është ndaluar A. S., 35 vjeç, banues në fshatin Vodice, Berat në mjetin e të cilit janë gjendur dhe sekuestruar 40 mijë paund

Shtetasi A. S. është shoqëruar në ambientet e DVP Elbasan dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan është proceduar penalisht.

Njoftimi i plotë: Kontrolle të befasishme për kapjen e personave të shpallur në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të trafikojnë lëndë narkotike, si dhe për goditjen e informalitetit. Qarkullonte me automjet duke mbajtur me vete një sasi të madhe në paund, procedohet penalisht poseduesi i tyre, për mosdeklarim në kufi dhe fshehje të të ardhurave.

Sekuestrohen 40 mijë paund. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me ato të Policisë Rrugore, në vendin e quajtur Bradashesh, në kuadër të zbatimit të detyrave të përcaktuara në planin e  masave “Për kontrollin e territorit dhe personave me precedent kriminal që mbajnë armë pa leje” kanë ushtruar kontroll të befasishëm në një automjet, drejtuesi i të cilit dyshohej se mund të merrej me veprimtari të kundërligjshme.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Porsche”, me drejtues shtetasin A. S., 35 vjeç, banues në fshatin Vodice, Berat, shërbimet e Policisë gjetën në brendësi të mjetit dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 40 mijë paund, për të cilat ky shtetas nuk dispononte asnjë dokument për burimin e tyre.

Shtetasi A. S. është shoqëruar në ambientet e DVP Elbasan dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan është proceduar penalisht. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *