Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

E quajti ”meme” ndihmën e Rusisë, Rama kyç gojën për ‘Sputnik’. Manastirliu: Ja kë do të vaksinojmë me ato

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Manastirliu kanë mbërritur pak minuta më parë në Universitetin Politeknik, ku ka nisur vaksninimi i pedagogëve. Sipas ministres janë 200 pedagogë që do të vaksinohen sot, ndërkohë që në të gjithë vendin janë kryer 48 mijë vaksinime.

Manastirliu zbuloi se kush do të marrë vaksinën Sputnik, e cila u ironizua në fillim nga kryeministri Edi Rama, dhe dje u pranua si një dhuratë nga Dubai.

Pa e zënë në gojë origjinën ruse, Manastirliu tha se me dozat që mbërritën si dhuratë nga Dubai do të vaksinohen të moshuarit mbi 80 vjeç. Ndërkohë që Rama siç ndodh rrallë, ishte fjalëpak gjatë kësaj vizite të montuar me kujdes, ku nuk tha asnjë fjalë lidhur me vaksinën Sputnik.

“Dozat që erdhën dje Sputnik, që erdhën si një dhuratë nga Dubai, do të vaksinojmë të moshuarit +80. Në tërësi kemi 90 mijë doza vaksine në total, presim në ditët e para të Prillit që të vijnë dozat e tjera nga Pfizer. Me mbërritjen e tyre do të synojmë vaksinimin masiv.

Në Prill presim dhe 60-80 mijë vaksina të Astra Zenecës përmes mekanizmit të Covax”, tha ministrja.

Rusia ishte shteti i parë që u ofrua të ndihmonte me vaksinë Shqipërinë, ndihmë e cila u refuzua me përbuzje nga Rama, i cili e quajti reagimin e ambasadës një ”meme të denjë për Portokallinë”.

”Sa i përket kësaj pyetje, unë kam menduar që ka qenë një meme ajo që pashë, që ambasada ruse kishte postuar një Twitter nga drejtori i komunikimit në kryeministri, një rettwit të shefes së KE. Mendova se qe një meme, pasi një shteti të tillë s’më duket e përshtatshme që të bëjë provokime të tilla.

Ishte një provokim qesharak, një ambasadë si ajo e Rusisë në Shqipëri, nuk mund të sillet si një seksion i Portokallisë, apo të ishte Portokallia vetë. Nuk shoh arsye që ambasada e rusisë të përfshihet në sektorin e memeve. Ne jemi të fokusuar te vaksinat e Pfizer, Modernës dhe Astra Zenecës, dhe shtetet e BE-së po ashtu janë të drejtuara nga ato.

Nuk kemi arsye që të paragjykojmë vaksinën ruse apo kineze, por për momentin ne jemi të fokusuar në këto drejtime, nëse do të na lindë nevoja, do të shohim edhe alternativa të tjera. Postimi i ambasadës ruse nga ana ime, konsiderohet totalisht i papërshtatshëm, një ndjesë nga ana e tyre do të ishte i mirërpritur”, shprehej Rama pak kohë më parë.

Lexo edhe:

I quajti meme të ‘Portokallisë’, a duhet ti kërkojë Rama falje rusëve? Veprimi i gjermanëve që ”nxjerr blof” kryeminsitrin (Çfarë pritet të ndodhë sot me Pfizer)

(E.K/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.