A do ti kërkojë Edi Rama falje Rusisë, tashmë që BE nuk e përjashton mundësinë që të furnizohet me vaksinën Sputnik? Është kjo pyetja që të vjen natyrshëm në mendje, teksa sheh zhvillimet e vrullshme që kanë përfshirë shtetet në sigurimin e dozave të vaksinës, të nevojshme për të garantuar imunitetin e qytetarëve të tyre.
Në një kohë kur kreu i qeverisë Edi Rama jo vetëm e refuzoi ndihmën e ofruar nga Rusia për vaksina, e përcjelle zyrtarisht në një qendrim të ambasadës amerikane, të cilën e quajti meme, ministri i jashtëm gjerman deklaroi dje se Gjermania është e hapur për përdorimin e vaksinave të prodhuara në Rusi apo Kinë.
“Nëse një vaksinë është e sigurt dhe efektive, nuk ka rëndësi se në cilin shtet është prodhuar, atëherë sigurisht që mund të ndihmojë në mposhtjen e pandemisë”, tha Jans Spahn për Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Ministri gjerman tha më tej se vaksina ruse në rast se kalon aprovimin e agjensisë rregullatore të barnave në BE, atëherë është e mirëpritur edhe në Gjermani për tu aplikuar, pavarësisht dallimeve politike që mund të ketë në dukje mes Rusisë lindore dhe perëndimit.
Të premten, më 29 janar, Rusia tha se do të jetë në gjendje që të gjysmën e dytë të vitit 2021, ta furnizojë Bashkimin Evropian me 100 milionë doza të vaksinës së saj Sputnik-V, doza këto të mjaftueshme për vaksinimin e 50 milionë personave.
Rusia tashmë ka aplikuar për autorizimin e vaksinës në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA). Ndërkohë kreu i qeverisë Edi Rama, pati një mbireagim të tij, sa i takon vaksinës ruse, gjë e cila pasoi dhe me një tension politik mes dy vendeve.
”Sa i përket kësaj pyetje, unë kam menduar që ka qenë një meme ajo që pashë, që ambasada ruse kishte postuar një Tëitter nga drejtori i komunikimit në kryeministri, një rettëit të shefes së KE. Mendova se qe një meme, pasi një shteti të tillë s’më duket e përshtatshme që të bëjë provokime të tilla.
Ishte një provokim qesharak, një ambasadë si ajo e Rusisë në Shqipëri, nuk mund të sillet si një seksion i Portokallisë, apo të ishte Portokallia vetë. Nuk shoh arsye që ambasada e rusisë të përfshihet në sektorin e memeve. Ne jemi të fokusuar te vaksinat e Pfizer, Modernës dhe Astra Zenecës, dhe shtetet e BE-së po ashtu janë të drejtuara nga ato.
Nuk kemi arsye që të paragjykojmë vaksinën ruse apo kineze, por për momentin ne jemi të fokusuar në këto drejtime, nëse do të na lindë nevoja, do të shohim edhe alternativa të tjera. Postimi i ambasadës ruse nga ana ime, konsiderohet totalisht i papërshtatshëm, një ndjesë nga ana e tyre do të ishte i mirërpritur”, shprehej Rama pak kohë më parë.
Në Shqipëri derimë tani kanë mbërritur vetëm 975 doza të vaksinës Pfizer, ndërsa kompania ka vonuar me më shumë se dy javë nisjen e 10 mijë dozave të tjera që ishin parashikuar të mbërrinin në fillim të javës së tretë të Janarit.
Me kalimin e ditëve procesi i vaksinimit në Shqipëri ka ecur me hapin e ”breshkës” në mënyrë që të krijohet ideja se ai vijon, edhe pse shifra e dozave që janë në zotërim është qesharake. Të shtunën Rama deklaroi se gjatë ditës së sotme pritet që të vijë një sasi tjetër e dozave nga Pfizer, por shumë më e vogël nga sa ishte parashikuar në kontratën fillestare.
Në rast se kjo sasi dozash nuk do të vijë, atëherë vihet në rrezik fati i personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës, të cilët në mënyrë që ajo të ketë efekt duhet ta marrin dozën tjetër brenda afatit të 21 ditëve. Edi Rama, Najda Çomo, apo Tritan Kalo duhet ta marrin dozën e dytë gjatë ditës së nesërme, dhe mbetet për t’u parë nëse qeveria do të mendojë një zgjidhje të minutave të fundit, duke sjellë disa sasi të vogla dorazi.
(E.K/Faxweb.al)