Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Detaje nga vrasja e Kurtit/ 21-vjeçari e ndoqi nga pas, si u takuan 4 të rinjtë pas atentatit (Ku u gjet arma dhe makina)

Një ditë pas arrestimit të tre të rinjve Elsi Levendi, Alesio Berberi dhe Olsi Qalliaj si të dyshuar për vrasjen e Jurgen Kurtit, Fax News mëson detaje të reja nga hetimet.

Mësohet se grupi hetimor ra në gjurmët e tyre përmes përgjimeve telefonike të kryera.

Në bisedat mes tyre është përmendur shuma 30 mijë euro, që dyshohet se ata kanë marrë për të kryer vrasjen.

Asnjë prej 3 të arrestuarve nuk ka folur për porositësin e vrasjes së Kurtit, pavarësisht se e kanë pranuar akuzën, ndërsa kujtojmë se si i implikuar në vrasje është dhe një person i katërt, i shpallur në kërkim nga ana e policisë.

Mësohet se kamerat e sigurisë që kanë qenë rreth zonën  ku u vra Jurgen Kurti kanë fiksuar që katër personat janë takuar pas atentatit, ndërkohë që ai që e ka ndjekur në këmbë viktimën ka qenë 21-vjeçari Elsi Levendi.

Arma dhe makina që dyshohet se u përdorën në vrasje janë gjetur në banesën e të arrestuarit Alesio Berberi.

Personi i shpallur në kërkim ka qenë drejtuesi dhe pronati i mjetit Benz ngjyrë gri, të cilën autorët kanë përdorur për tu larguar nga vendngjarja.

Vrasja e Jurgen Kurtit u krye në datën 18 Mars në rrugën “Zef Jubani” në kryeqytet, poshtë pallatit ku 26-vjeçari jetonte së bashku më të ëmën e tij.

Kurti ishte një person i njohur për mediat dhe policinë, pasi ai kishte qenë i përfshirë më herët në vrasjen e të atit dhe të Agim Arapit në qytetin e Durrësit. Për të dyja këto ngjarje ai ishte shpallur i pafajshëm nga ana e Gjykatës.

Disa ditë pas vrasjes u shpall në kërkim dhe djali i Agim Arapit, po ai i mohoi akuzat që të kishte gisht në këtë ngjarje, duke sqaruar se nuk kishte ardhur në Shqipëri që prej muajit Janar të këtij viti. (Lexo ketu) 

(E.K/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *