Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Vrasja e Jurgen Kurtit, shpallet në kërkim djali i Agim Arapit

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim si të dyshuar për vrasjen e Jurgen Kurtit djalin e Agim Arapit, tregëtarit nga Durrësi që u vra në muajin Prill të vitit 2017.

Pavarësisht se Vjollca Arapi, bashkëshortja e Agimit pretendon se djali i saj nuk është në Shqipëri, Dervis Arapi është për momentin i dyshuar për vrasjen e Kurtit.

Nga sistemi TIMS rezulton se Dervis Arapi nuk ka hyrë në Shqipëri që prej muajit Janar, po nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë futur në mënyrë ilegale në vendin tonë, ose të ketë paguar vrasës profesionistë, për të kryer krimin.

Jurgen Kurti ishte i dyshuar për vrasjen e Agim Arapit por që u shpall i pafajshëm për mungesë të provave, dhe ngjarja u trajtua si vrasje nga pakujdesia. I vetmi i dënuar për vrasjen asokohe ishte Kujtim Konomi, i cili është xhaxhai i të fejuarës së Jurgen Kurtit.

“E dëgjova në media për vrasjen. Me erdhi keq se ishte djalë i ri. Keqardhje për nenen e tij që i iku djali dhe i them se une dhe familja ime s’kemi lidhje me atë ngjarje. Unë kam kërkuar burgun, drejtësinë, jo vdekjen e tij.

Prokuroria e Tiranës erdhi dje ne banesën time dhe beri kontroll. Me morën ne pyetje, por unë nuk di gjë për vrasjen dhe 3 fëmijët e mi jetojnë ne Itali. Drejtësia nuk  u vu ne vend per bashkeshortin tim sepse u ble me para”, u shpreh dje për mediat Vjollca Arapi.

(FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *