Ka ndërruar jetë në spital Arben Beqiraj, i cili u plagos rëndë në një atentat me armë të ndodhur pasditen e djeshme në qytetin e Vlorës.
Mësohet se Beqiraj kishte marrë 6 plumba në duar, në bark dhe këmbë, ndërsa ishin të kota përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar.
Dy të plagosurit e tjerë të ngjarjes Egert Beqiraj dhe Nesim Hodaj janë jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në lokalin e Arben Beqirajt, ndërsa terrorizoi të gjithë pushuesit, pasi sipas dëshmive ka pasur më shumë se 20 të shtëna me arme.
Mësohet se ngjarja ka nisur për motive banale, pra një kalë, ndërsa kjo nuk ishte hera e parë që Beqiraj përfshihej në një konflikt.
Kujtojmë se policia arriti të identifikonte dhe autorët, të cilët ishin E.XH. dhe Sh.L., dhe për kapjen e tyre u mobilizuan policia e Vlorës, Delta Force e FNSH e Fierit, pa mundur sot që ti vënë në pranga.
Sipas burimeve policia ka shoqëruar derimë tani 20 persona për t’i pyetur në lidhje me rrethanat e plota të vrasjes dhe të plagosjeve.
Dinamika e ngjarjes:
Mësohet se ka qenë një i ri nga Vlora i cili në mesditë ka qenë duke bërë xhiro përgjatë plazhit me kal.
Djali dhe nipi i Beqirajt kanë kërkuar që i riu të mos kalojë më me kal në plazhin e tyre, debati mes tyre ka gjeneruar në përplasje fizike.
Debati ka gjeneruar në dhunë fizike. Pas disa orësh E. Xh dhe Sh. L kanë shkuar në lokalin e Beqiraj për sqarim. Fillimisht janë konfrontuar me fjalë më pas me përplasje fizike e deri në përdorimin e armëve. Nga gjurmët e armëve mësohet se janë përdorur një arme tip pistoletë dhe një kallash.
Nga të shtënat Arben Beqiraj mori 6 plumba, Nesim Hodaj 3 plumba dhe 1 plumb Erges Beqiraj.
(E.K/Faxweb.al)