Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

FOTO/ Ndihmoi atentatorët e prokurorit Ndoja, ky është ish-inspektori i arrestuar Ariol Halilaj (Dosja e plotë)

Në foton e mëposhtme është Arjol Halilaj 29-vjeç i arrèstuar një ditë më parë, akùzohet si një nga personat e përfshirë në atèntatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja Nëntorin e kaluar, ka ndihmuar hetuesit për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Mësohet se edhe dy persona të tjerë janë identifikuar nga Policia dhe pritet që në finalizim të nujë operacionit të planifikuar të arrestohen edhe dy persona të tjerë të dyashuar po ashtu si autorë të ngjarjes.

Halilaj, fotoja e të cilit e është siguruar nga Televizioni Klan, konsiderohet nga hetuesit si bashkëpunëtori dhe personi kyç që ka ndihmuar autorët, duke i larguar me makinën e tij, pasi ata braktisën mjetin e përdorur në krim në fshatin Shkafanë të Durrësit.

Arjol Halilaj i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja

Grupi hetimor thotë se ka arritur të dokumentojë me prova përfshirjen e tij në ngjarjen e bujshme ku mbetën të plagosur Aleksandër Laho alias Landi Muharremi, prokurori Arjan Ndoja dhe vdiq pak ditë pas ngjarjes në spital shoferi i këtij të fundit, Andi Maloku.

Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja

Halilaj ka treguar përballë hetuesve se ka njohje me Redjan Rrajën, i arrestuar disa muaj më parë pas gjetjes së disa provave në makinën e tij të cilat e lidhnin me ngjarjen por që i ka mohuar akuzat, ndërsa ka mohuar të ketë marrë pjesë në atentatin ndaj prokurorit dhe dy personave të tjerë.

Në makinën e Rrajës u gjetën gjurmë të gishtërinjve dhe një palë syze në automjetin e braktisur.

SPAK (Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar), ka caktuar masën e arrestit në burg për 29-vjeçarin.

Pamjet filmike kanë fiksuar Ariol Halilajn me Redjan Rrajën dhe janë filmuar bashkë para dhe pas átenatit ndaj prokurorit. Mësohet se Halilaj ndihmoi Rrajën dhe autorët e tjerë të átenatit, ku 29-vjeçari pas átenatit ka mbajtur Redjan Rrajën në shtëpi.

Redjan Rraja, i arrestuar, nip i deputetit socialist, Rrahman Rraja

Paraprakisht raportohet se policia arriti tek Halilaj pas verifikimeve që kanë kryer në telefonin e Redjan Rrajës, i árrestuar tashmë si njëri prej autorëve kryesorë të dyshuar të ngjarjes.

Pasi kanë verifikuar kontaktet në telefonin e Rrajës, kanë arritur tek Ariol Halilaj. 29 vjeçari nga Skrapari është mbajtur i survejuar gjithashtu edhe nën përgjim.

Aentati ndaj prokurorit Ndoja, u krye më 1 nëntor të vitit 2019, ndërsa në makinën e drejtuar nga shoferi i tij, ndodhej edhe Landi Muharremi, i konsideruar si i “forti i Sukthit”.

Landi Muharremi alias Aleksander Laho

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *