06:26 | 29/01/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndërron jetë në spital Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja

18:52 | 07/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pështyma dhe shenjat e gishtave/ Gjenden provat që çojnë në zbulimin e atentatorëve ndaj prokurorit

Shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, Andi Maloku ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, 6 ditë pas atentatit që u bë në Shkozet.

Pas plagëve të marra nga të shtënat me armë, burime për Faxweb nga spitali, bëjnë me dije se Maloku ka ndërruar jetë pak minuta më parë.

Në ambientet e spitalit janë dëgjuar ulërimat e familjarëve, ndërkohë që forca të shumta policie kanë shkruar në spitalin e Traumës.

Maloku ishte personi i cili i shpëtoi jetën prokurorit Ndoja, pasi pavarësisht se makina me të cilin udhëtonte ishte me një shpejtësi mjaft të madhe, manovrat e tij bën që të plagosurit ti shpëtonin vdekjes.

Andi Maloku është një ish-punonjës i policisë së Krujës, ndërsa nëna e tij vuri dje kujën në ambientet e spitalit të Traumës, ku sipas saj i biri po humbte jetën e tij për 300 mijë lekë.

Kujtojmë se nga atentati i datës 1 nëntor në Shkozet të Durrësit mbeti i plagosur prokurori i Durrësit Arjan Ndoja, si dhe Landi Muharremi i cili ndodhej në makinën e prokurorit.

Ndërkohë në dëshminë e tij pas atentatit prokurori Arjan Ndoja, tregoi se me Muharremin është takuar rastësisht në një restorant, dhe më pas është nisur me mjetin e tij në drejtim të Tiranës.

“Kam qenë duke drekuar në një restorant në zonën e plazhit. Isha i vetëm në lokal, erdhi Muharremi me të cilin kam njohje dhe një person tjetër dhe u ulën po aty. Më pas u nisëm drejt Tiranës” me automjetin tim”, është shprehur mes të tjerave Ndoja.

Makina e prokurorit ka qenë me xhama të zinj nga pas, ç’ka ka vështirësua punën për autorët.

“Mua mund të  më vrisnin në derën e shtëpisë, në prokurori, nuk kishte se pse të qëllohesha në autostradë”, është shprehur Ndoja, duke mohuar që ai të ketë qenë shënjestra e këtij atentati.

“Unë isha ulur në vendin e parë, ndërsa Maloku në drejtim të makinës. Muharremii pas. Nuk pikasëm ndonjë gjë të dyshimtë deri në momentin që jam qëlluar. Gjithcka ndodhi shumë shpejt”, është shprehur Ndoja.

Landi Muharremi derimë tani nuk ka dhënë asnjë dëshmi, për shak se një prej plumbave e ka kapur në pjesën e nofullës, dhe e ka të pamundur të flasë, deri në një moment që mjekët ta shohin të përshtatshme.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 20 gëzhoja, pjesa më e madhe e plumbave është qitur në anën nga ka qenë i ulur prokurori Ndoja, çka shton dyshimet që ai të ketë qenë dhe shënjestra.

Kujtojmë se për ngjarjen e rëndë është arrestuar Redjan Rraja, për të cilin gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest me Burg”.

(M.Q/Faxweb.al)

Pas

Personazhi i njohur i Showbiz-it shqiptar pyetet për atentatin ndaj Prokurorit Ndoja. Me kë komunikonte ajo?

Para

Plagosja e dy inspektorëve në Astir, Dallëndyshe Bici dhe Arbjan Mazniku mbërrijnë tek Trauma

Para
Plagosja e dy inspektorëve në Astir, Dallëndyshe Bici dhe Arbjan Mazniku mbërrijnë tek Trauma

Plagosja e dy inspektorëve në Astir, Dallëndyshe Bici dhe Arbjan Mazniku mbërrijnë tek Trauma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Presidenti Joe Biden reagon në lidhje me vrasjen e të riut nga policia: Pamjet i zemërojnë njerëzit por nuk duhet përdorur dhunë

Hyri vetëm një javë më parë, Xhonatani del nga shtëpia e Big Brother Vip si më pak i preferuar nga publiku

VIDEO/ Ronaldo shkon në restorantin luksoz në Arabinë Saudite, habit të pranishmit me gjestin e tij

“Vuçiç ka politikë të dobët”, ish-presidenti serb Tadiç kritikon atë aktual: Ka humbur me Kosovën

Donald Trump çel fushatën për zgjedhjet presidenciale 2024

“Bakshish edhe për një biskotë”, konsumatorët në SHBA të zhgënjyer nga kultura e shpërblimit të detyruar

Tre të vrarë, katër të plagosur në incidentin e fundit me armë zjarri në Kaliforni

(EMRI) Arrestohet makthi grekëve/ Anëtar i bandës famëkeqe shqiptare me një këmbë me një krah, vidhte qindra mijëra euro bizhuteri dhe i sillte në Shqipëri

Vrau bashkëkombasin me pseudonimin “Amerikani”, dëshmia e shqiptarit në Greqi: Kokaina që më shiti ishte e prishur, nuk doja ta vrisja

Skafi ngelet në det të hapur me katër persona në bord, policia e Vlorës i vjen në ndihmë

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.