AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Aksidenti me dy të vdekur në Elbasan, arrestohet 25-vjeçari

Një 25-vjeçar është arrestuar nga ana e policisë pas aksidentit me dy viktima të ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Elbasan-Cërrik, ku një makinë përplasi një motorçikletë.

Dy viktimat u identifikuan si 56-vjeçari Fatos Qosa, i cili ka vdekur në duart e mjekëve ndërsa nuk ka mundur t’iu mbijetonte dot plagëve të marra, dhe  Ervis Driza 35-vjeç. Ky i fundit ishte drejtues i mjetit motorçikletë dhe humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan,  në përfundim të veprimeve të para hetimore arrestuan në flagrancë shtetasin: A.Sh., 25 vjeç,  banues në fshatin Jagodin, Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në aksin rrugor Elbasan- Cërrik,  në fshatin Shirgjan, Elbasan,  është përplasur me motoçikletën,  dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i motoçikletës shtetasi E.D., 35 vjeç,  dhe pasagjeri i motoçikletës shtetasi F.Q., 56 vjeç,  banues në fshatin Shirgjan,  Elbasan.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme.

Rëndohet bilanci nga aksidenti tragjik në Elbasan, ndërron jetë në spital 56-vjeçari (EMRI)

Fjalët Kyce

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *