Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Rëndohet bilanci nga aksidenti tragjik në Elbasan, ndërron jetë në spital 56-vjeçari (EMRI)

Ka ndërruar jetë në spital edhe 56-vjeçari Fatos Qosa i cili mbeti i plagosur në një aksident të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Cërrik në fshatin Shirgjan, ku një makinë ka përplasur një motorçikletë me të cilin udhëtonin dy persona njëri prej tyre ka humbur jetën në vendngjarje.

Mësohet nga burime për Faxweb.al se, Qosa ka vdekur në duart e mjekëve ndërsa nuk ka mundur t’iu mbijetonte dot plagëve të marra.

Paraprakisht u raportua për një të plagosur në gjendje të rëndë, ndërsa Policia përmes një njoftimi zyrtar bën me dije se, kishte ndërruar jetë drejtuesi i motorrit, Ervis Driza 35-vjeç, ndërsa është plagosur Fatos Qosa 56-vjeç që ishte pasagjer me të kishte mbetur i plagosur rëndë pavarësisht se në komunikatën e bluve thuhej se ishte jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se shtetasi  A.Sh., 25 vjeç,  banues në Jagodin, Elbasan i cili është ndaluar nga Policia, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, është përplasur me motoçikletën duke shkaktuar këto pasoja të rënda.

Motorri me te cilin udhetonin Ervis Drisa dhe Fatos Qosa
Makina qe drejtohej nga 25-vjecari e cila perplasi motorrin

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *