Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Aksidenti me 3 të plagosur në Prrenjas, niset drejt Tiranës në gjendje kritike një grua (Emri)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00 në Prrenjas, në vendin e njohur si kthesat e Pishkashit ku e plagosur ka mbetur Merita Dervishaj.

Mjeti tip “VolsWagen” me targa AA035UP ka dal nga rruga dhe ka përfunduar në lumë. Raportohet se Dervishaj bashkë me dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Fillimisht të plagosurit u transportuan në Spitalin e Librazhdit por që më pas Merita Dervishaj është nisur drejt Sp[italit të Traumës në Tiranë pasi gjendja e saj paraqitet kritike.

Nuk dihen ende shkaqet e daljes së automjetit nga rruga. Ndërkohë policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *