‘’A rrezikon që përplasjet në Shkodër mes Bashkisë dhe KQZ-së të shtrihen në tē gjithë Shqipërinë?”, kjo ishte pyetja e shtruar mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin Opinion, e shoqëruar dhe me një sondazh në rrjetet sociale.
Ndërkohë që tejet surprizuese ka qenë edhe qëndrimi i qytetarëve, ku 79% e tyre shprehen “Po”, duke lënë të kuptohet se vala e protestave qytetare, në shenjë revolte kundër rezolutës së qeverisë për mbajtjen e zgjedhjeve, do të mund të shtrihet në të gjithë vendin.
Një fakt i tillë mbrëmjen e djeshme, po ashtu është pohuar edhe nga gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili ka paralajmëruar se pas Lezhës, Tropojës dhe Shkodrës, revolta e radhës kundër qeverisë dhe në mbështetje të dekretit të Metës do të jetë në Skrapar. (Lexo këtu)
Numri i personave që kanë votuar sondazhin është i konsiderueshëm, ç’ka tregon se ky sondazh është një kampion të mirë të mendimit total të shqiptarëve pēr atë që na pret në 30 Qershor në rast se kryeministri vijon me planin e tij për zhvillimin e zgjedhjeve.
Kujtojmë se, vetëm gjatë ditës së djeshme, ndërkohë që më pak se 2 javë na ndajnë nga data e zgjedhjeve, qindra protestues dhe militant të Partisë Demokratike kanë rrethuar KZAZ-t nr. 9 në Tropojë dhe nr. 3 në Shkodër me qëllim shkatërrimin e materialeve zgjedhore për të treguar se s’ka zgjedhje në 30 Qershor.