Nesër sulmohet Skrapari”, kështu është shprehur gazetari Artan Hoxha në emisionin “Opinion”, duke shtuar pas sulmeve në KZAZ-të për materialet zgjedhore në Shkodër, Tropojë dhe Lezhë do të jetë radha e Skraparit.
Deklarata e tij erdhi pasi mbështetës të opozitës, së bashku me punonjës të Bashkisë së Shkodrës dhe ish deputetë të PD-së, u mblodhën të martën mbrëma në oborrin e Shkollës se Mesme “Shejnaze Juka” dhe pas disa minuta konfrontimi me forcat e policisë, i vunë flakën njërës prej klasave të katit të parë të shkollës, ku ishte vendosur Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve të 30 qershorit.
E gjithë baza materiale e sjellë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për përgatitjen e ditës së votimit u dogj. Bashkitë e drejtuara nga opozita kanë njohur dekretin e Presidentit Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve, ndaj kërkojnë largimin e materialeve zgjedhore nga godinat shtetërore në qytetet ku ata drejtojnë.
“Policia e ka detyrim ligjor t’i bindet Kodit Zgjedhor. Policia nuk interpreton dekret, ndaj dhe policia ndërhyn”, tha gazetari Fatos Hakorja.
“Bashkitë kanë të drejtë në atë që po bën, pasi ka një dekret. Në fakt nuk duhet të ketë as fushatë dhe as zgjedhje sepse ka një dekret. Por këtu siç bëhen gjerat këtu, asnjë nuk respekton ligjin”, thotë juristi Jordan Daci, shkruan Opinion.