AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Zunë radhën me shishe te dyqani i qumështit”, Fuga ironizon opozitën e re: Me këtë kod elektoral s’votohet nëse ke 2 pare mend

Nga Artan Fuga

Në vëmendje të zyrës të OSBE – Tiranë! Doni të dini a është apo jo i mirë kodi zgjedhor i sotëm Shihni Kuvendin e Shqipërisë vetëm në këto vitet e fundit, ose në këto dy vjetët e fundit.

Po ju ka pëlqyer çfarë keni ndjekur nga punimet e tij, mos bëni zë fare! Nuk ju mjafton? Sillni ndërmend ndonjë ligj të mirë, një vetëm një, të propozuar me emër dhe mbiemër nga ndonjë deputet! Po mbani mend një mos luani fare prej vendi!

Nuk ju mjafton? Gjeni një, vetëm një deputet që për të thoni : Këtij njeriu votën ja kam dhënë unë sepse ishte më i mirë se të tjerët! Po gjetët një vetëm një hiç mos u bëni qeder!

Kaq nuk ju mjafton? Gjeni një deputet që të ketë një zyrë në zonën ku ka kandiduar dhe atje rregullisht të ketë bërë takime me elektoratin.! Poqese keni qarë halle me të hiç mos u trazoni!

Kaq nuk ju mjafton? Po gjetët një, vetëm një deputet që të ketë kundërshtuar për ndonjë çështje parimore kryetarin e partisë së tij, ose poqese është i shumicës të ketë deklaruar se qoftë edhe një projektligj i vetëm i ardhur nga qeveria nuk ka qenë i mirë, atëhere jeni në rregull.

Kaq nuk ju mjafton? Po gjetët një dhe vetëm një kandidat për kryetar bashkie ose këshilltar bashkiak që për zgjedhjet e 30 qershorit të ketë thënë: Unë tërhiqem nga kandidimi sepse nuk kam kundërshtarë! Ose të ketë dhënë pasi u zgjod : Unë e dorëzoj mandatin sepse me 10 përqind të votave nuk ja vlen të quhem i zgjedhur! – atëhere duhet të jeni të kënaqur!

Kaq nuk ju mjafton? Po qese jeni të kënaqur nga niveli i deputetëve të listave që si dikur kishin zënë radhën me shishe te dyqani i qumështit dhe erdhën të pavotuar në Kuvend, atëhere vazhdoni me këtë kod elektoral!

Kaq nuk ju mjafton? Po gjetët një, more vetëm një deputet, që pasi të ketë votuar një ligj, të kthehet te ju për të parë nëse ligji zbatohet drejt apo ka mangësi, atëhere mbajeni këtë kod elektoral!

Kaq nuk ju mjafton? Poqese deputetet që kanë emëruar kryetarët e partive i konsideroni me nivel kulturor më të mirë se vetja juaj, ose se ata që ju do të zgjidhnit, atëhere mos u shqetësoni, mbajeni këtë kod zgjedhor!

Kaq nuk ju mjafton? Nëse njihni një deputet që t’ja ketë bërë rrup sup ndonjë ministri, kryetari bashkie, a një drejtori të vockël, për interesat e elektoratit, atëhere mirë e keni këtë kod elektoral. Gjeni dot një?

Kaq nuk ju mjafton? Këta deputetët që gjoja i zgjedhin të mirë kryetarët e partive dhe gjoja nuk i kanë zgjedhur oligarkët, duke qenë në rradhët e shumicës në pushtet, ka ngritur zërin ndonjë prej tyre kundër pabarazive sociale, papunësisë dhe korrupsionit, tenderave të privilegjuar? Po gjetët një vetëm një t’a ketë bërë, hiç mos e vini ujët në zjarr!

Kaq nuk ju mjafton? Poqese ndonjë deputet ka bërë publike privilegjet e tmerrshme që ka si deputet dhe ka thënë: Cfarë bëhet kështu? Puthini dorën atij deputeti dhe kodin zgjedhor gëzojeni!

Kaq nuk ju mjafton? Nuk ju mjaftojnë këto që të deklaroni që me këtë kod zgjedhor janë tallur me ju! Vazhdojnë të tallen me ju! Do të tallen me ju! Nëse nuk ju mjaftojnë këto, mjerë ajo pakicë që e kupton që kjo mënyrë e të zgjedhurit të deputetëve dhe kryetarëve të bashkive është shkatërimi i kombit, i Shqipërisë, i shtetit, i ekoniomisë!

Mjerë kjo pakicë se ku jeton! Me këtë kod elektoral jo vetëm që nuk votohet nëse ke dy paré mend në kokë, por edhe ata që mëtojnë të zgjidhen me këtë kod janë thjesht mashtruesa dhe servilë hileqarë!

Fjalët Kyce

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *