Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Zoti Basha kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme?!”, kreu i PD u përgjigjet gazetarëve

Kreu i PD-së Lulzim Basha nuk ishte në gjendje të jepte një afat final se kur vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, që kërkohen prej më shumë se një viti nga ana e opozitës.

Sipas kreut të demokratëve, që tashmë duket se nuk e ka fare në mendje opsionin e protestave, vendi është gati të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, menjëherë pas kalimit të Reformës Zgjedhore, që do të mund të sillte zgjedhje të drejta, dhe  jo të kapura nga bandat e krimit.

Basha tha se ka një shumicë absolute që kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, dhe  ndryshimin e qeverisë, dhe tashmë pala tjetër duhet të reflektojë sa nuk është vonë.

“Kjo nuk është një çështje mendimi apo dëshire, është një çështje vullneti e të gjitha palëve. Ne kemi hartuar planin me 5 pika për Reformën Zgjedhore, me të garantuar kushtet për zgjedhjet e lira për shqiptarët, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Është qëndrimi i një shumice absolute që do që qeverisja e vendit të ndryshojë. Kjo qeveri ka dështime të njëpasnjëshme që i paguajnë shqiptarët, është koha që dhe pala tjetër ta kuptojë se nuk mund të vazhdojë më gjatë kështu, pasi po punon kundër shqiptarëve”, u shpreh Basha.

Basha la të kuptonte se me të mbaruar punën përgatitore për Reformën Zgjedhore, mund të ketë një ulje në tryezë mes demokratëve dhe socialistëve për të miratuar një akt final, pavarësisht se deri tani po punohet në grupe të ndara.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *