Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e kënetës në Tale të Lezhës. Flakët janë favorizuar nga era dhe si pasojë janë përhapur edhe më shumë.
Ndërkohë mësohet se deri tani në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete zjarrfikëse për të bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve që deri më tani kanë djegur sipërfaqe të mëdha me shkurre dhe pemë.