AktualitetBotaFlashRajoniTe FunditTe Gjitha

Zjarr në kampin me 500 refugjatë, 19 persona kanë marrë lëndime

Rreth 29 emigrantë u plagosën në një zjarr që shpërtheu të shtunën më 1 qershor, në një kamp emigrantësh në qytetin boshnjak veriperëndimor Velika Kladusa, tha policia.

Të plagosurit u transferuan në spitalet në Velika Kladusa dhe në Bihacin fqinj, pas zjarrit në kampin Miral. Kampi funksionon si strehë e përkohshme për rreth 500 emigrantë, tha zëdhënësi i policisë rajonale Ale Siljdedic.

“Brigadat e zjarrit janë në vend dhe së shpejti do të bëjnë të mundur shuarjen e tij,” i tha ai Reuters.

Afër 25,000 njerëz nga Azia dhe Afrika e Veriut hynë në Bosnje nga Serbia dhe Mali i Zi vitin e kaluar dhe rreth 6,000 kanë mbërritur në vendin e varfër të Ballkanit këtë vit, sipas agjencive të sigurimit të Bosnjës.

Shumica e emigrantëve janë të vendosur në Bihac dhe Velika Kladusa, ku autoritetet thonë se burimet janë të kufizuara. Ata kanë kërkuar që banorët e tre qendrave tranzit të vendosen diku tjetër.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *