Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Zjarr në Gjirokastër, përfshihet nga flakët banesa – monument i kategorisë së dytë

Një zjarr masiv mësohet të ketë përfshirë gjatë natës një banesë në Gjirokastër. Mësohet se zjarri ka rënë në një banesë karakteristike pranë kalasë së qytetit.

Nga të dhënat e deritanishme, bëhet fjalë për një shtëpi në zonën e mbrojtur nga UNESCO në lagjen e Pazarit të Vjetër. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, por dyshohet se është shkaktuar nga telat e korrentit. 

Mësohet se nuk ka të lënduar nga zjarri. Burime për një portal bëjnë me dije se banesa në fjalë është në pronësi të Gligor Hrongo, i cili ndodhet në emigrim bashkë me familjen.

Ambulanca dhe forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes për të shuar flakët. (XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *