Një zjarr i fuqishëm ka rënë pasditen e sotme ngjitur me Aeroportin e Rinasit.
Zjarri ka rënë në pjesën e jashtme të rrethimit të aeroportit, por ka rrezikuar te te derpertonte brenda territorit te aeroportit.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikseve të aeroportit dhe e zjarrfikëses së Krujes për shuarjen e flakëve të cilat kanë rrezikuar është një kabinë elektrike.
Disa tela korenti të keputur nga era kanë qenë rrezik për punonjësit e zjarrfikëseve.
Zjarri është ndihmuar dhe nga era e fortë e cila fryn gjatë gjithë ditës.
Mendohet se shkak i zjarrit janë telat e këputur të korentit për shkak të erërave të forta.