AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Zhurma rreth videos së Lefter Allës dhe përpjekjet për të lidhur sipërmarrës mediatik me një histori droge

Pas publikimit të videoskandalit ku dyshohet se ështe kryebashkiaku Lefter Alla  duke konsumuar kokainë në një ambjent publik, debati është zhvilluar përveç të tjerave edhe për mënyrën se si është siguruar filmimi dhe kush janë protagonistët e saj.

Është aluduar nga format më të ndryshmet, por ndër të tjera njëra bëri më shumë bujë, mbase edhe për faktin se u deklarua nga vetë protagonisti i lajmit që ka pushtuar mediat dhe debatin e ditës, Lefter Alla. Ky i fundit ka deklaruar se ka rreth një vit që është në dijeni të ekzistencës së videos për të cilën ka këmbëngulur se është montazh, ndërsa ka akuzuar si bashkëpunëtorë në nxjerrjen e saj Partinë Demokratike dhe një televizion lokal.

Faxweb.al mëson se zhurma që është bërë në lidhje me televizionin lokal në Bulqizë si protagonist në “montimin” dhe “publikimin” e saj është e pabazuar në informacione të sakta pasi diçka e tillë derimë tani nuk rezulton të jetë e vërtetë.

Ndërkohë në lidhje me arsyen se përse e ka përmendur Alla një gjë të tillë, mbetet të mësohet prej tij dhe një mundësi e mirë për ta zbuluar këtë është dëshmia që ai do të japë përpara Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion me të cilën ka vetëm pak minuta që është përballur dhe po vijon ende të japë sqarime.

 

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *