Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar një diskutim online me drejtorin e Pòlicisë së Shtetit Ardi Veliu, drejtorët e qarqeve dhe prefektët, ndërsa është shprehur se 4 qarqe janë me risk në lùftën anti-kánabis. Lleshaj u kërkoi të gjithë zyrtarëve të pòlicisë që të vënë në punë helikopterët që zotëron vendi, në mënyrë që kjo lùftë kundër kánabisit të jetë sa më e suksesshme.
“Duhet të përdorim flotën e helikopterëve që kemi, bazuar te informacionet që kemi, jo fluturime të përgjithshme, të orientuara paraprakisht, të mbulojë të gjitha sipërfaqe me risk. Sipas informacione që disponoj, zona me risk konsiderohen ende Gjirokastra, Shkodra, Durrësi, Vlora, ku kërkohet përqendrim vëmendje maksimale, pa lënë në heshtje pa konsideruar edhe të tjera, si Lezha, Berati, Elbasani, tentativa për kultivim ka në shumë qarqe.
Përgjegjësia është lùfta në tre fronte, vënia para përgjegjësisë e administratorëve. Fenomeni lidhet me punën e pamjaftueshme dhe kriminale edhe brenda pòlicisë së shteti që duhet të identifikohen dhe vendosen para përgjegjësisë.
Vjet kemi pasur disa raste që janë proceduar për mos kryerje të detyrës apo përfshirë me elementët kriminalë. Edhe sivjet ka pasur, që nuk kanë bërë detyrën, deri në nivele të larta të pòlicëve kanë shkelur kodin e etikës, nderit, kanë dëmtuar imazhin e pòlicisë dhe janë përfshirë në veprimtari kriminale.
Shtoni kërkesën e llogarisë. Vendin e kemi bashkë të gjithë, përgjegjësinë e kemi bashkë të gjithë dhe të gjithë të angazhohemi. Puna do të jetë pjesë e CV-së së secilit, zgjoni këdo nga gjumi. COVID-i konsiderohet si fazë tjetër, na duhet falja në terren e të gjithëve, punonjësve të bashkive, inspektorateve dhe të gjithëve”.
Ndërkohë që Lleshaj iu kërkoi drejtuesve të pòlicisë që të bëjnë sa më shumë që të munden për informimin e qytetarëve, se kánabisi për qëllime mjekësore, dhe trafikimi i tij nuk kanë asnjë pikë lidhje mes tyre.
“Legalizimi i kánabisit për qëllime mjekësore dhe trafikimi i tij nuk lidhen asgjëkundi me njëri tjetrin. Sa më tepër që të vijojë diskutimi, aq më e madhe bëhet nevoja dhe angazhimi për ta lùftuar thellë dhe në mënyrë frontale kultivimin ilegal. Janë dy cështje të ndara dhe duhet të bëhet e qartë, që jo vetëm që nuk ka zbehje, por kërkohet shtesë e angazhimit kundër kultivimit ilegal të kánabisit. Për atë legal nëse do të shkohet bëhet fjalë për një masë të kufizuar, nuk mund të konfondohet.
Ka njerëz që mund të bien víktimë, qëllimi ynë nuk është të mbushim burgjet. Nuk do të lëmë lùftën kundër tij asnjë ditë. Diskutimi për përdorimin mjekësor vetëm sa e shton angazhimin dhe përgjegjësinë e pòlicisë për të frenuar kultivimin” tha Lleshaj. Një merak, Lleshaj e kishte edhe për turizmin dhe respektimin e hapësirave publike duke i kërkuar pòlicisë që “Edhe një çadër pa leje në plazh ta konsideroni bimë nárkotike”.