AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Zgjidhje sipas praktikës europiane, Bushati tregon me cilën çështje ndërkombëtare ngjason ajo Çame: Ka element të aplikueshëm

Ministri i Punëve të jashtme Ditmir Bushati, duke folur për bisedimet me Greqinë, ka prekur edhe çështjen Çame. I ftuar në emisionin ‘Përballë’ të Lutfi Dervishit Bushati tha se kjo është një çështje e të drejtave të njeriut.

Ai tha se kjo çështje duhet të zgjidhet sipas praktikave ndërkombëtare, ndërsa përmendi çështjen e ‘Sudeteve’ si e ngjashme me atë came dhe që ka element të aplikueshëm edhe në këtë rast.

“Ngjason me praktikën e Sudeteve, ku ka disa elementa të ngjashëm që janë të aplikueshëm edhe për çështjen Çame”, tha Bushati.

Çështja e ‘Sudeteve’ lidhet me dëbimin e gjermanëve që jetonin në Çeki pas luftës së dytë botërore. Gjermanët e Sudeteve, u detyruan të braktisnin shtëpitë dhe pronat e tyre pas Luftës së Dytë Botërore, për të ngritur sërish jetën e tyre brenda kufijve të Gjermanisë. Një spastrim etnik nën vëzhgimin e Aleatëve, por që sot është njohur dhe pranuar nga mbarë bota. Çekia dhe Gjermania kanë pranuar reciprokisht fajet ndaj qytetarëve të vendeve respective. (B.H/Faxweb)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *