Ditët e fundit një foto e cila është bërë virale ka qarkulluar në rrjet. Në foto shihet një makinë e ngecur në hapësirën mes dy pallateve, ndërkohë që pati habi për faktin sesi mund të kishte përfunduar në atë lloj pozicioni.
Sapo është publikuar videoja që e tregon qartë mënyrën e gabuar sesi drejtuesja e automjetit ka manovruar dhe ka përfunduar në atë hapësirë të ngushtë që nuk e lejonte të dilte më, duke bllokuar të gjithë hyrjen e pallatit.