Ndërsa Shqipëria ndodhet më pak se 1 vit para zgjedhjeve lokale, opozita duket se po përgatitet për përballje të fortë.
E ftuar në studion e emisionit ‘FAKT’ në SYRI.net kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka treguar se çfarë ka biseduar me kreun e PD-së, Lulzim Basha pikërisht për zgjedhjet lokale.
‘Nuk jemi ulur për të biseduar e për të ndarë qarqet.
Kemi biseduar se si të mbledhim më shumë vota. Njerëzit sot besoj se duan më shumë të kenë një njeri të mirë për kandidat, se sa të jetë i partisë’, është shprehur Monika Kryemadhi.
Kryemadhi ndër të tjera ka folur edhe për bashkimin e Shpëtim Idrizit me opozitën.
“Shpëtim Idrizin nuk e solli Lulzim Basha, as unë në opozitë. Unë mendoj që kushtet politike në të cilat gjendet sot vendi, çdo njeri i përgjegjshëm gjen e lëviz.
Vjen situata dhe piqet situata. Idrizi kaloi një kalvar shumë të madh gjatë 2017, për shkak të vjedhjes së votës dhe konvertimit të mandateve. Në 8 vite që Idrizi është kryetar i PDIU-së, si kur ishte në koalicion me PD ashtu edhe me PS, ai ka qenë shumë korrekt.
Edhe Idrizi është i gatshëm për të vendosur strukturat në dispozicion të koalicionit opozitar, për të mbledhur vota”, ka thënë Kryemadhi ndër të tjera. (B.H/Faxweb)