Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje opozitës, veccanërisht PD-së dhe LSI-së, që të bëjnë kujdes në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Meta i bën thirrje që të hapin sytë, duke qenë se rilindja do të kërkojë të përfitojë nga ccdo neglizhim i tyre në mënyrë që të manipulojë votat.
“Partitë e opozitës të hapin sytë. Ju jeni atje për të mbrojtur votën e ccdo qytetari të Shqipërisë. Për të djegur cdo manovër që cënon standardin e zgjedhjeve. Ju jeni aty për të mbrojtur edhe votën për kandidatët në mënyrë që të mos degradojë procesi. Mund të bjerë niveli i përqëndrimit dhe do të ketë përpjekje për të manipuluar votën. Kështu që duhet ccdo votë e qytetarit shqiptar të respektohet në mënyrë maksimale, që të shpëtojmë integritetin e këtij procesi zgjedhor”, deklaroi Meta.
(E.H/Faxweb.al)