Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë për mediat, u shpreh se duhen zgjedhje një orë e më parë për të larguar këtë qeveri.
Sipas Bashës shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre dhe në demokraci merret me anë të votës së lirë dhe të ndershme.
“Zgjedhje një orë e më parë! Ta harrojë Edi Rama se 2020 do të jetë një tjetër viti i zvarritjes. Përgjegjësitë tona politike i kemi njohur dhe i kemi marrë. Ne po punojmë për një plan ekonomik ku tu kthejmë shqiptarëve atë që u është marrë.
Nuk ka asnjë rrugë tjetër përveçse marrjes në dorë të fatit tuaj dhe në demokraci fati merret me votë. Ne jemi gati të ndërmarrim çdo veprim që t’u japim mundësinë qytetarëve të vendosin fatin e tyre me anë të votës. Ne do të jemi pranë jush, dhe për tu treguar pse jemi ne ata që do të nxjerrim vendin nga kriza. Duhet tu kthehet një parlament dhe një qeveri legjitime.
Shqipëria nuk është e Edi Ramë dhe as e PS-së. Shqipëria është e shqiptarëve dhe nuk do të rrinë peng të këtij njeri. Ne do të përdorim të gjitha mjetet për të sjellë zgjedhjet e parakohshme një orë e më parë.”- u shpreh Basha.
(M.Q/Faxweb.al)