Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Zgjedhja e Kryeprokurorit, Kryemadhi: 19 votat e LSI-së janë që të largohet Shoqëria Civile, Rama do të fshijë dosjen e Tahirit

Kreu i LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ka deklaruar se Shoqëria Civile nuk po paraqet kandidatin e saj  dhe kjo po vonon krijimin e KLP-së.  Sipas Kryemadhit, Rama drejton Shoqërinë Civile dhe kërkon të vendosë një prokuror të përkohshëm pasi kërkon që të fshijë dosjet e Tahirit dhe ministrave të tjerë. 

“Komisioni i Ligjeve është totalisht i paligjshëm. Komisioni i Ligjeve nuk është KLP-ja që të zgjedhë prokurorin. Zgjedhjen e prokurorit janë të shkruara në Kushtetutë edhe janë të votuara me 140 vota. Pse nuk është ngritur KLP-ja , kjo është pyetje tjetër.  KLP-ja duhet të ishte ngritur që në shkurt dhe kjo nuk është bërë për faj të Shoqërisë Civile. Janë ata nuk japin kandidatin e fundit që përsa i përket KLP-së. Mos ngritja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë  është si qëllim. Është si qëllim që të mos zhviolljë punën SPAK dhe Bordi i Hetimve. Nëse do të zgjedhim një prokuror të përkohshëm nuk është një asnjë nen. Por nëse zgjedhim një  prokuror të përkohshëm sa do të qëndrojë ky? Pra ne do të zgjedhim  një prokuror të përkohshëm për të kapur  prokurorinë, ky është qëllimi. 

Do të thotë  që  duan të fshijnë dosjet e Tahirit dhe të shumë ministrave të tjerë që flenë në zyrat e Prokurorisë. Pra mund të shkatërrohen provat.  Për mua është shumë e qartë që mos ngritja e KLP-së është një qëllim për të kapur drejtësinë.  19 votat tona janë të gatshme që të largohet Shoqëria Civile e rifusim përsëri në Kushtetutë. Nuk mund të presim Shoqërinë Civile që drejtohet nga Rama derisa sa ajo të jetë e gatshme  të zgjedhe një kandidat.”, u shpreh ndër të tjera Kryemadhi. 

BISEDA:

Kryemadhi: Ky është komunikimi i parë me gazetarët si kreu i LSI-së. Unë sapo jam kthyer nga një vizitë disa ditore në SHBA, ishte një vizitë me intesitet të lartë. Shqipëria ka nevojë më shumë për një biznes amerikan, dhe mbështetje ameriake. Pata takime të rëndësishme edhe në aspektin e tregëtisë.”. 

Gazetari: Përsa i përket zgjedhjes së Kryeprokurit të Përkohshëm a ndani të njetin mendin me Luan Ramën që sulmoi ambasadorët e huaj?

Kryemadhi:  Ambasadorët e huaj janë të detyruar që të bashkëpunojnë me qeverinë shqiptare por edhe me opozitën. Unë jam e bindur që asnjë ambasdor nuk ka kërkuar shkeljen e kushtetutës. Ne kemi edhe një fobi ndaj ambsadorëve , problemet që kemi ne jua japim atyre. 

Gzetari:  A duhet të jetë Lalla në krye?

Kryemadhi: “Komisioni i Ligjeve është totalisht i paligjshëm. Komisioni i Ligjeve nuk është KLP-ja që të zgjedhë prokurorin. Zgjedhjen e prokurorit janë të shkruara në Kushtetutë edhe janë të votuara me 140 vota. Pse nuk është ngritur KLP-ja , kjo është pyetje tjetër.  KLP-ja duhet të ishte ngritur që në shkurt dhe kjo nuk është bërë për faj të Shoqërisë Civile. Janë ata nuk japin kandidatin e fundit që përsa i përket KLP-së. Mos ngritja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë  është si qëllim. Është si qëllim që të mos zhviolljë punën SPAK dhe Bordi i Hetimve. Nëse do të zgjedhim një prokuror të përkohshëm nuk është një asnjë nen. Por nëse zgjedhim një  prokuror të përkohshëm sa do të qëndrojë ky? Pra ne do të zgjedhim  një prokuror të përkohshëm për të kapur  prokurorinë, ky është qëllimi. 

Do të thotë  që  duan të fshijnë dosjet e Tahirit dhe të shumë ministrave të tjerë që flenë në zyrat e Prokurorisë. Pra mund të shkatërrohen provat.  Për mua është shumë e qartë që mos ngritja e KLP-së është një qëllim për të kapur drejtësinë.  19 votat tona janë të gatshme që të largohet Shoqëria Civile e rifusim përsëri në Kushtetutë. Nuk mund të presim Shoqërinë Civile që drejtohet nga Rama derisa sa ajo të jetë e gatshme  të zgjedhe një kandidat.”, u shpreh ndër të tjera Kryemadhi. 

Gazetari: Ju e cilësuat si të rrezikshëm zgjedhjen e njëanshme të kryeprokurit, çdo bëni në rast se ndodh?

Kryemadhi: Edhe ambasadori Lu e bëri të qartë dje se nuk mund të vendoset i vetëm kryeprokurori, unë nuk besoj se PS-ja ka lajthitur aq shumë sa të shkelë Kushtetutën. Është e vetmja që kemi miratuar me konsensus të plotë. Në rast se kjo ndodh PS-ja duhet të përgatitet për të gjitha. Në rast se e shkelim ne Kushtetutën që jemi politikanët e këtij vendi, imagjino se çdo të bënin gjyqtarët në dhomat e tyre të errëta.

Gazetari: A mendoni se do ketë një zhvillim për çështjen e hetimeve për Saimir Tahirin?

Kryemadhi: Po e filloj prapë nga fundi, zgjedhja duke shkelur Kushtetutën nga ana e PS-së tregon frikën që Rama ka nga drejtësia mes të tjerave dhe për çështjen Tahiri. Çështja Tahiri është një nga çështjet që e mban më së shumti në ankth Edi Ramën. Vetëm vetë Tahiri e di se sa e thellë është përfshirja e tij dhe familjarëve të tij në trafikun e drogës.

 Gazetari:A keni diskutuar me zotin Meta për qëndrimin e tij në lidhje me Reformën në Drejtësi?

Kryemadhi: Kam nja 12 ditë që se kam parë, unë erdha mbrëmë në darkë dhe ai kishte ikur herët në mëngjes. Ajo që mendon Presidenti i Republikës nuk ka sesi të jetë deçizive për atë që ndodh me Reformën në Drejtësi.

(J.V/Faxweb)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.