Komandantja e parë femër amerikane e skuadrës demo F-16, Zoe Kotnik, është shkarkuar vetëm 2 javësh pasi kishte marrë detyrën.
Arsyetimi për shkarkimin e saj: Është e paaftë të komandojë.
Ky vendim është nxitur nga shqetësimet e kolegëve mbi aftësitë e saj të lidershipit.
Skuadra për të cilën Kotnik ishte caktuar si komandante, performonte shfaqjet ajrore në të gjithë vendin, duke treguar aftësitë e F-16.
Kolonel Derek O’Malley tha se ai po e lironte Kotnik nga detyra, sepse ajo kishte humbur besimin në aftësinë e saj për të udhëhequr ekipin.
Ai theksoi se Kotnik ishte një “person i mirë” dhe meritonte të mësonte nga gabimet e saj “pa qenë nën shqyrtimin publik”.