Zëvendës ministri i shëndetësisë Albert Nikolla ka folur për akuzat e kreut të PD, Lulzim Basha, duke thënë se mjekët e Infektivit u detyruan të bëjnë deklaratë për të hedhur poshtë faktin që shifrat e viktimave nga Covidi janë fshehur.
Sipas Nikollës, Basha duhet të ballafaqojë faktet, “jo të trazojë familjarët me tymnaja në këtë kohë të tmerrshme pandemie.”
Albert Nikolla: Akuzat e Bashës për fshehjen e qëllimshme të numrave të qytetarëve që kanë ndërruar jetë cënon rëndë dinjitetin e mjekëve. Është e paimagjinueshme që në këtë kohë kur qeveria ka bërë gjithçka, sot opozita ta stimulojë këtë dhunë në një akuzë të tillë sepse janë mjekët që përcaktojnë shkaqet e fataliteteve në kartelat. Duket një papërgjegjshmëri e jashtëzakonshme, ndërkohë që kanë përgjegjësi për çdo kartelë.
Ministria u shpreh mirënjohjen e madhe mjekëve në QSUT që ngritën zërin për të hedhur poshtë akuzën e Bashës, keqardhje për akuzat dashakeqe që sot janë detyruar të bëjnë deklaratë për akuzat politike. Çdo humbje jete është humbje e jashtëzakonshme, jo vetëm por familjarët, por edhe mjekët. Është jonjerëzore që politika të trazojë familjarët që kanë humbur të afërmit e tyre. Basha të vijë e të ballafaqojë para se të shpërndajë tymnaja në këtë kohë të tmerrshme. Ne do të vazhdojmë të komunikojmë me korrektësi e transparencë sic kemi bërë nga dita e parë e kësaj pandemie.
(A.M/Faxweb.al)