Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, nuk i ka fshehur lotët dhe emocionet, teksa ka folur me gazetarët, pas homazheve në Pallatin e Kongreseve.
“Do ta kujtoja si askush tjetër i cili është rritur pa baba, do ta kujtoja si një njeri buzagaz, me zemër të madhe për bashkëshorten e tij, për djalin dhe vajzën e tija, si një njeri me zemër të madhe në familjen politike, do ta kujtoja si kryeministër të pajtimit kombëtar, zv kryeministër dhe ministër koseguent në zbatimin e lgjeve, si një njeri zemër madh, e kjo zemër u bë e vogël për të mbajtur Bashkim Finon.
Përmasat e tij ishin më të gjëra se përmasat politike, do të na mungojë shumë, mezi e prisja që ti bashkohej ekipit të Fierit, por ja që nuk qe e thënë që jeta e tij politike dhe biologjike të vazhdonte”, tha Ruçi.