Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro për të disatën herë refuzon Parlamentin për të bërë transparecën mbi projekligjin e shembjes së Teatrit Kombëtar, që sipas PD-së do të shërbejë për të ngritur atje kullat e klientëve të Ramës dhe Veliajt.
Përmes një shkrese, ministrja ka njoftuar kryetaren e Komisionit, Albana Vokshi, se nuk do të paraqitet nesër në Komisionin Parlamentar të Kulturës për një seancë dëgjimore, që është nje nga mjetet me të cilat opozita parlamentare kontrollon qeverinë.
”Ministrja Kumbaro është nismëtare e këtij projekligji, por që ende nuk ka dhënë asnjë llogari për të. Herën e fundit ajo vendosi të shoqërojë Erion Veliajn dhe të braktisë seancën dëgjimore për ligjin e posaçëm antikushtetues për Teatrin. Deri tani Mirela Kumbaro nuk ka asnjë prononcim për këtë çështje”, thuhet në deklaratë e PD-së.
(E.K/FAXWEB.AL)