Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Zbulohet sera e farave të kanabisit në Kurbin, arrestohet 50-vjeçari

Një miniserë ku kultivohej kanabis është zbuluar në Kurbin, ndërsa një pranga është vënë një 50-vjeccar, i cili ishte pronar i banesës.

Njoftimi i policise:

Kontrolle të imtësishme për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet operacioni i koduar “Miloti’’. Shkatërrohet një miniserë ku ishin mbjellë fara kanabis në kubikë. Në pranga kultivuesi i tyre.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Veprimit për marrjen e masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike që në embrion, forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin duke bashkëpunuar me të gjithë aktorët e tjerë që i ngarkon ligji, dhe në mënyrë të veçantë me aleatin më kryesor të Policisë, me qytetarët.

Policia e Kurbinit pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe punës hetimore të bërë si dhe kontrolleve të imëtësishme të kryera për këtë qëllim, bëri të  mundur  gjetjen dhe shkatërrimin e një mini sere në territorin e banesës së shtetasit F.H në Milot, në të cilën ishin mbjellë 295 fara kanabisi në kubikë.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit F.H. 50 vjeç, banues në Milot, si kultivues i tyre.

Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj vepre penale, për  identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale të tentativës për kultivim tê bimëve narkotike.

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

  • Koalicioni i udhëhequr nga PD (54%, 14,804 Votes)
  • PS (28%, 7,774 Votes)
  • Nuk do të votoj (9%, 2,406 Votes)
  • LSI (5%, 1,343 Votes)
  • Të tjera (4%, 1,110 Votes)

Total Voters: 27,437

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.