Është mbajtur sot në Gjykatën e Durrësit, seanca për dhënien e masës së sigurisë për dy shoferët e mjeteve që u përfshinë në aksidentin, ku mbeti viktimë 25-vjeçari Ramzan Bita.
Dy të arrestuarit, Ferdinant Torozi 54 vjeç, banues në Tiranë, përkatësisht drejtuesi i furgonit nga ku u shkëput trupi i pajetë i 25 vjeçarit do të qendrojë në burg me afat 20 ditë dhe Petrit Topalli 49 vjeç, banues në Krujë drejtuesi i autobusit, poshtë të cilit u gjet motori detyrim paraqitje.
Sipas ekspertizës së siguruar nga Faxweb.al, mësohet se i riu ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, dhe ditën kur ka ndodhur aksidenti ka qenë i dehur.
(E.K/Faxweb.al)