Dyshohet se kanë qenë 3 persona të përfshirë në atentatin ndaj biznesmenit të lojërave të fatit, 40-vjeçarit Gramoz Memaj, i cili është qëlluar me për vdekje me pistoletë pranë banesës së tij në Ksamil.
Sipas burimeve, autorët e kanë qëlluar 40 vjecarin nga një distancë e afërt dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.
Pranë banesës së viktimës ka ardhur një makinë. Një prej atyre që kanë qenë në makinë ka dal nga makina i maskuar dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të viktimës, siç konfirmojnë burimet.
Ndërkohë, ndërtesat pranë vendngjarjes kanë qenë plot me turistë.
Nga ana e saj, në Ksamil policia po operon me punonjës të reduktuar, pasi ka shumë pak forca policie të disponueshme.