Dua Lipa nuk mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të VMA-së edhe pse ishte nominuar në disa kategori të ndryshme. Por përse vallë nuk ka shkuar?
Sipas “Daily Mail” makina me të cilën po udhëtonte këngëtarja i është prishur goma. Ndaj Dua u detyruar të ndalonte në një rrugë në Los Angeles, California në pritje të rregullimit të mjetit.
Nga fotot e publikuara Dua dukej e shqetësuar ndërsa priste që miqtë e saj të ndryshonin gomën.