Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashSportTe FunditTe Gjitha

Zbulohen detaje të reja, jo vetëm dy lojtarët e Partizanit me Koronavirus. Infektohet edhe…

Mbrojtësi Deian Boldor, i cili në verën e shkuar u huazua nga Verona te Partizani, jeton në kryeqytetin shqiptar së bashku me motrën e tij, Denisa. Motra e mbrojtësit rumun është e pafat, pasi edhe ajo ka rezultuar e infektuar me “COVID-19”.ivan boldor1

“Panorama Sport” ka mësuar se përveç futbollistit të kuq, tamponit i është nënshtruar edhe e motra, me të cilin Boldor jeton në të njëjtën banesë në Tiranë. Në këto kushte, ashtu si Deian edhe Denisa është e karantinuar dhe gëzon shëndet të mirë.

E dyshimtë mbetet se ku e kanë marrë virusin motër e vëlla, ku përveç tyre deri tani pozitiv ka rezultuar edhe mesfushori 20-vjeçar nga Shkupi.

Duke parë që të prekurit gëzojnë shëndet të mirë, shpresohet që Besnik Ferati, Deian Boldor dhe motra e lojtarit rumun ta kalojnë sa më lehtë sëmundjen dhe pa komplikacione shtesë.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *