Qeveria shqiptare duhet ti paguajë 44 milionë dollarë kompanisë greke “Aktor” për mospagesën e punimeve në autostradën Tiranë-Durrës. Grekët paditën në Arbitrazh qeverinë shqiptare dhe ICC ka vendosur në favor të kompanisë “Aktor”. Por çfarë ndodhi? Si e hoqi qeveria Rama kompaninë në fund të punimeve, dhe pagesën ia dha kompanisë së biznesmenit Edmond Bego, në një vlerë prej 10 milionë euro.
TIRANË- Më 1 shtator 2020, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit (ICC), i ka dhënë të drejtë kompanisë “Aktor” për punimet shtesë në autostradën Tiranë-Elbasan. Në vendimin prej 114 faqe të gjyqit, Arbitrazhi ka gjetur fájtor qeverinë shqiptare për largimin e kompanisë greke, e cila ndërtoi në kohë rekord Tunelin e Kërrabës, por u largua pas rishikimit të projektit për pjesën e shèmbjes në Ibë.
Pas largimit me një mal me borxhe me nënkontraktorët, kompania paditi qeverinë shqiptare, duke kërkuar dëmshpërblim për largimin. Në vendim, Arbitrazhi thotë se qeveria shqiptare ka për detyrim të paguajë menjëherë “Aktor” për shkeljet me procedurat e ndërtimit të autostradës.
Pretendimi i kompanisë Aktor: Kompania greke Aktor, e cila ndërtoi tunelin e Kërrabës dhe fitoi tenderin për rrugën Tiranë-Elbasan, u përball me një “telenovelë” shqiptare. Aktor përfundoi tunelin e Kërrabës, i cili kushtoi 8.3 miliardë lekë por për dy lotet e tjera u fut në garë së bashku me kompaninë COPRI. Aktor pretendoi në gjykatë se për autostradën Tiranë-Elbasan, ka bërë punime shtesë që ia kërkoi qeveria shqiptare, por këto punime nuk u paguan kurrë, duke e lenë kompaninë me borxhe me nënkontraktorët, por edhe një bilanc tejet negativ.
Në momentin kur “Aktor” kishte nisur punimet shtesë, qeveria shqiptare largoi “Aktor” dhe pajtoi kompaninë e biznesmenit të akuzuar nga opozita si të lidhur me qeverinë, Edmond Bego, “Inerte Ekspress”. Kompania e Begos mori pagesën prej 10 milionë euro për përfundimin e punimeve në rrugën Tiranë-Elbasan dhe përfundoi punimet. Për rrjedhojë mori edhe pagesën, duke rèfuzuar të paguante kompaninë me të cilën ishte dakordësuar dhe kishte rënë dakord./ Dosja.al