Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

‘Tahiri duhej të hetohej dhe akuzohej për kultivim narkotikësh’, zbardhet vendimi i gjykatës: Nuk mund të merrej si provë Katania

Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Apelit, për ish-ministrin Saimir Tahiri, ndërsa çështja e tij do të rikthehet edhe njëherë për gjykim, tashmë në Gjykatën e Posatshme. Sipas dosjes së bërë tashmë publike, ka një shkelje proceduriale të dispozitave kur SPAK ka dërguar akuzat edhe pse ka një kontraditë mes Prokurorisë dhe Krímeve të Rënda sa i përket ‘akuzës’ së kultivimit të kanabisit.

Gjykata e cilëson si jopërfundimtar vendimin që është marrë në Katania të Italisë pasi nuk plotëson kushtet. Vendimi i grupit Habilaj në Katania të Italisë nuk është provë që mund të përdoret ndaj Tahirit, ka argumentuar Apeli.

Nga ana tjetër janë shkelur disa dispozita nga Prokuroria për akuzat e reja ndaj Tahirit dhe Jaeld Çelës si dhe në rikualifikimin e veprave penale nga Gjykata e Krímeve të Rënda e cila ka dhënë edhe një vendim më parë por që sot Gjykata e Posaçme e Apelit e hodhi poshtë.

Tashmë çështja e Saimir Tahirit pas 3 vitesh do të rikthehet për rigjykim nga fillimi teksa ish- ministri e ka cilësuar si të padrejtë këtë vendim dhe një zvarritje të qëllimshme. Në dalje të Gjykatës, vetë Tahiri nuk e fshehu zhgënjimin, kur tha se kjo ndoshta ishte pasoja e denoncimeve që ai kishte bërë për gjykatës dhe prokuror, gjatë kohës kur ishte ministër i brendshëm.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close