Faxweb.al ka zbardhur qendrimin që po mban në mbledhjen e Këshillitn Politik përfaqësuesi i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, ku duket se po tenton përçarjen mes dy opozitave.
Gjiknuri ka pranuar që të diskutojë formulën e listave që është kërkesë e opozitës parlamentare, por në asnjë mënyrë atë për mbajtjen në fuqi të formulës aktuale të koalicionevem, që është kërkesa e PD-së dhe LSI-së.
Që prej fillimit në fakt opozita jashtëparlamentare është shrpehur se qëllimi i vërtetë i Ramës, dhe ndryshimeve kushtetuese është heqja e koalicioneve parazgjedhore, dhe se hapja e listave u përdor si një pretekst për të marrë votat e opozitës në parlament, dhe për ti joshur ata drejt një marrëveshje.
Dhe duket se me qendrimin e sotëm, Gjiknuri i vë vulën asaj që është thënë, duke mos pranuar konsensus për tiu drejtuar OHDIR për një mendim për koalicionet, dhe duke minuar në këtë mënyrë marrëveshjen që u arrit në 5 Qershor, me negociimin e fortë amerikan.
Pjesë nga qendrimi i Gjiknurit:
Nuk mund te diskutohet procesi i reformes nga kerkesat tuaja. Ne emailin tuaj me shume kerkoni sebep per te mos gjetur kompromis dhe kerkoni te imponoheni. Sipas jush kompromis eshte vetem ajo qe kerkoni ju. Propozimet tona jane te bazuara ne praktikat evropiane dhe nuk eshte se kemi bere shpikje.
Edhe sa i takon koalicioneve eshte pikerisht qendrim i yni i bazuar ne praktikat evropiane. Kerkesa juaj per odihr eshte per te zvarritur procesin dhe futur ne krize kushtetuese vendin. Une jam i hapur per kompromis per ceshtjet e tjera nese ju deklaroni se do te pranoni formatin e koalicioneve sipas shembujve evropian, shembuj qe disa ne fakt i keni dhene dhe ketu.
Nuk pranojme te na diktohet konsensusi me kerkesa vetem te njeres pale. Qe te mbahet peng gjithcka vetem nga formulimi per koalicionet, kjo eshte taktike e juaja per te cuar ne pengimin e zbatimit te Kushtetutes.
Oferta jone eshte te pranojme formulen e koalicioneve sipas shembujve te vendeve evropiane me sisteme proporcionale rajonale me lista te hapura. Me pas per ceshtjen e listave dhe pragut hajdeni te diskutojme. Ne i qendrojme propozimit tone per listat por megjithate hajdeni te ulemi dhe te punojme per te gjetur kompromis. Tentativa qe konsensusi te quhet imponim vetem i njeres pale eshte i papranueshem per mazhorancen.
(E.K/Faxweb.al)