“Unë jam duke qeshur, sepse kjo histori nuk më intereson. Gruaja ishte plotësisht e dehur, ajo as nuk e di se çfarë ka ndodhur”. Kjo është vetëm një nga deklaratat e shumta të ish-lojtarit të Milanit, Robinho, të cilin Santos vendosi ta pezullojë.
Reporteri Lucas Ferraz siguroi dokumentet e dënimit, që vërteton akuzën ndaj futbollistit, i shpallur fajtor për një përdhunim në vitin 2013 në Milano. Në këto dokumenta anë transkriptimet e bisedave telefonike që Robinho kishte me disa miq në muajt vijues, duke folur për atë që ndodhi në një disko në kryeqytetin lombard.
Fakti daton që nga nata e 22 janarit 2013. Në një klub të njohur në zonën e Bicocca, sulmuesi i atëhershëm i Milanit dyshohet se abuzoi s*ksualisht me një vajzë me origjinë shqiptare (22 vjeçe në atë kohë), së bashku me 5 persona të tjerë.
I marrë në pyetje më 2014, Robinho mohoi akuzat, duke folur për një marrëdhënie konsensuale. Sidoqoftë, në vitin 2017 drejtësia e dënoi me 9 vite burg, së bashku me mikun e tij Ricardo Falco. Përgjimet e publikuara nga “Globo”, rrjeti kryesor televiziv në Brazil, kanë të bëjnë me disa biseda telefonike që ndodhën pas ngjarjeve midis dy miqve. Këto regjistrime ishin thelbësore në fazën e gjykimit, për ta dënuar, sepse ato do të konfirmonin fajësinë e lojtarit dhe mikut të tij.
Në transkriptime, Robinho flet për s*ks oral dhe iu përgjigjet pyetjeve të miqve, që kujdesen për të, pas hapjes së një hetimi. “Globo” raportoi se avokati italian i Robinhos, Alexsander Guttierres, nuk pranoi të komentonte në lidhje me përgjimin, duke shpjeguar se edhe në Gjykatën e Apelit, mbrojtja do të vazhdojë të argumentojë se marrëdhënia ishte konsensuale. Sidoqoftë, ekskluziviteti i gazetarit brazilian po i shton “karburant” debatit që është ndezur në Brazil rreth kthimit të lojtarit në vendlindjen e tij. Shumë tifozë të Santos kanë kritikuar ashpër zgjedhjen e klubit për të nënshkruar me një person të dënuar për përdhunim (në shkallën e parë). Dhe në fakt, dje u vendos zgjidhja konsensuale e kontratës.
Ekstradimi? Rreziku është aty. Drejtësia italiane duhet të dërgojë një kërkesë zyrtare në Brazil, vend i cili më pas duhet të bëjë një vlerësim të brendshëm. Një proces i gjatë dhe i përpiktë me një rrezik real, mbase i ulët, por akoma konkret, i cili megjithatë nuk duket se ndikon aq shumë te lojtari sa klubi.
Kontrata që Robinho kishte nënshkruar me ish-ekipin e tij kishte një kohëzgjatje prej 5 muajsh. Paga bazë ishte pothuajse simbolike: pak më shumë se 220 euro, me një premio prej 45.000 euro pas 10 ndeshjeve. Kontrata parashikonte mundësinë e zgjatjes deri në dhjetor 2022. Pas debutimit, për Robinho (Robson De Souza, i lindur në shtetin e Sao Paulo më 25 janar 1984) ishte kthimi i tretë me fanellën e Santos, me të cilën shënoi 109 gola në 246 ndeshje, duke fituar 2 kampionate kombëtare dhe një kupë braziliane.