Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në një shkrim në mediat sociale ka rreshtuar disa kompani të fuqishme ndërkombëtare në fushën e investimeve, të cilat janë larguar nga vendi jonë.
Manjani shkruan se të gjitha këto kompani të mëdha janë larguar nga Shqipëria e udhëhequr nga Rilindja.
Më tej duke ironizuar situatën Manjani shton se në mandatin e tretë do të kalojmë 100% me forcat tona.
Postimi i plotë: Kot, duke ngarë makinën po shtrydhja memorjen.
Hochtief; Deutch Telekom; Porr; Strabach; Praktiker; Hygea; Societe General; Credite Agricole; Aktor; Sheraton; Shell, Ennel dhe me siguri ka emra të tjerë kompanish të huaja që mua smë kujtohen.
Të gjitha këto kompani të mëdha janë larguar nga Shqipëria e udhëhequr nga Rilindja.
Ah, të mos harrojmë dhe ONMIX kompaninë që do ndërtonte në Gjirin e Lalzit, pronarin e të cilit e rrahën paq. E larguar dhe kjo…
Në infrastrukturë ska më asnjë emër të madh që të shfaqë edhe interes. Shteg i mbyllur aty!!! Besoj memoria e secilit prej nesh ka emra të tjerë në shtesë të kësaj liste të shpejtë.
Jam i bindur që memoria e partive të opozitës ka më shumë informacion, se si emra të mëdhenj të bisnesit u zëvendësuan me OFFSHORE dhe jo vetëm..
Mandatin e tretë do kalojmë 100% me forcat tona.