Pas Ronaldos dhe Marcelos, një tjetër futbollist është dënuar për shmangie tatimore.
Bëhet fjalë për mesfushorin Luka Modriç, i cili është dënuar me 8 muaj burg, pasi akuzohet të ketë fshehur 870 mijë euro nga autoritetet gjatë viteve 2013-2014.
Lajmi është bërë i ditur nga “El Mundo” e cila shton se Modriç do të paguajë 40% të shumës që nuk kishte raportuar dhe 250 euro në ditë për 8 muaj burg, që shkojnë rreth 60 mijë euro, në këmbim të lirisë.
(B.B/ Faxweb.al)