Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“30 shqiptarë kanë hyrë me arkivol nga aeroporti i Rinasit”, ‘Xhaxhi doktori’ denoncon fshehjen e viktimave të Covid: Kush ikën me charter, nuk raportohet nga qeveria

Fshehja e numrit të viktimave nga Covid-19 ka hapur një debat të madh ditët e fundit.

Mjeku imazherist, Renato Osmenaj, i njohur ndryshe si ‘Xhaxhi Doktori’ ka treguar në ‘Tempora’ se ka bërë kërkime dhe ka gjetur deri më tani më shumë se 30 viktima që nuk janë regjistruar si të tillë për shkak të virusit.

Osmenaj ka thënë se qytetarët që kanë humbur betejën me Covid-19 jo në spitalet covid nuk janë regjistruar nga autoritetet.

“Numrat nuk janë të saktë. Nëse dëgjojmë deklaratat e Ministrisë së Shëndetësisë nga marsi deri tani, falë masave të qeverise, në tre spitale covid ka të dhëna se sa janë shëruar apo kanë vdekur.

Shifrat e viktimave të qeverisë janë vetëm për tre spitalet covid. Unë kam 30 emra që mund të janë të vdekur nga Covidi dhe kanë hyrë me arkivol nga aeroporti i Rinasit, nga Turqia. Kanë shkuar 280 me charter dhe 30 kanë humbur betejën. Janë kthyer për t’u varrosur se janë shqiptarë, nuk janë të raportuar nga qeveria. Një e kam nga Elbasani që ka vdekur në një ambulancë të Korçës duke u kthyer, u bënë 31”, tha Osmënaj.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *