Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Xhaçka takon kontigjentin shqiptar në Letoni, gjendja e Majorit Tanushi mbetet e rëndë

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka vizituar trupat e Forcave të Armatosura, si dhe dy ushtarakët që mbetën të plagosur dy ditë më parë në Letoni. Lajmi i keq që vjen prej kësaj vizite është fakti se gjendja e komandantit të kontingjentit, major Tanushi, mbetet e rëndë.

Major Tanushi mbahet nën kujdes mjekësor maksimal në spitalin e Rigës, ndërkohë që rreshteri Kapaj është në gjendje të mirë, jashtë rrezikut për jetën.

Ministrja Xhaçka u takua edhe me kontingjentin shqiptar në Letoni, ndërsa iu ka shprehur hidhërimin për kolegët që u prekën nga shpërthimi.

Xhaçka, ushtarakëve në Letoni:  Jam këtu me ju për të ndarë hidhërimin. Ju dhe familjet tuaja, do të keni mbështetjen time personale.

Kontingjeti shqiptar nga ana tjetër është i vendosur për të vijuar misionin.

Drejtuesit ushtarakë të bazës kanë dhënë vlerësime maksimale për kontingjentin shqiptar.

Shqipëria merr pjesë në misionin e NATO-s në Letoni që prej vitit 2017, ndërsa trupat që mbetën të plagosur dhe vrarë ishin nisur me mision në muajin Dhjetor.

(E.K/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *